Mercator është vlerësuar me çmimin Zinxhiri i Shitjeve me pakicë më i mirë i Vitit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së qarkut në Tiranë, në mbrëmjen Gala të datës 22 Dhjetor, ku shumë biznese u vlerësuan për performancën dhe arritjet e tyre në tregun Shqiptar gjatë vitit 2010.
Ky çmim iu dha supermarketit Slloven për të vlerësuar investimin afatgjatë në Shqipëri dhe për Shqiptarët, ku është për t’u përmendur ofrimi i produkteve ushqimore shumë cilësore dhe të përballueshme për konsumatorin mesatar shqiptar, mundësitë e krijuara në punësimin e konsiderueshëm të shqiptarëve përmes perspektivës së shtrirjes së rrjetit të dyqaneve Mercator gradualisht në të gjithë vendin, si dhe për një etikë të lartë biznesi dhe për pëgjegjësi të dukshme shoqërore të treguar gjatë këtij vit.