
Ne Shqiperi kemi dhuruar rreth 1,700 Euro artikuj ushqimor nepermjet organizates MJAFT, nje shoqate jo-fitim prurese, duke ndihmuar keshtu Familjet e Permbytura ne Shkoder ne katastrofen e Janarit 2010 qe detyroi mbi 300 familje te braktisnin shtepite e tyre.
Mercator ka sponsorizuar shoqaten jo-fitim prurese, Fondacioni YAPS, duke kontraktuar sherbimet e tyre postare, dhe si rrjedhoje duke punesuar grupet ne disavantazh si jetimet, minoritete, persona me aftesi te kufizuara, etj., mbi moshen ligjore te punesimit. Kemi kontribuar me rreth 2,000 Euro, te cilat shfrytezohen nga Fondacioni YAPS per donacione drejt Shtepive te Jetimeve, Strehuse dhe grupeve te tjera ne nevoje. Vetem ne 2009 YAPS ka dhuruar 10,000 Euro Shtepise se Femijeve ne qytetin e Shkodres, dhe 5,000 Euro Qendres se Autizmit per Femije ne Tirane.
Mercator ka supportuar gjithashtu “Dita Kombetare e Jetimeve Shqipetar” te 20 Maj 2010, organizuar nga Instituti Kombetar per Integrimin e Jetimeve Shqipetar, ne shumen prej 3,000 Euro. Ky eshte aktiviteti me i madh Humanitar vjetor i suportuar nga Presidenti i Republikes dhe figura te tjera te shquara, si dhe organizuar nga media me e madhe ne Shqiperi, Top Media & Top Channel ne bashkepunim me “Federaten Universale te Paqes”. Aktiviteti ka per qellim sensibilizimin dhe venies ne dijeni te kushteve te veshtira dhe disavantazhet e jetimeve Shqipetare, ne syte e institucioneve qeveritare dhe komerciale si edhe publikut te gjere.
Ne Slloveni qe ne 1999, shoqatat tona humanitare ishin te perqendruara ne nje teme te vetme. "A thousand happy faces" (Per nje mije fytyra te lumtura, 1999) ishte nje program ku Mercator ishte donator per shtate qendra dhe institucione duke ofruar kujdes dhe edukim per njerezit me kerkesa te veçanta. Nepermjet fushates "You are my love" (Ti je dashuria ime, 2000), ne dhuruam makina Ambulance per gjashte pika urgjence mjekesore te Sllovenise, dhe beme te mundur trajtimin e pacienteve ne kohe dhe transportimin ne spitale. Fushata "May the happiness be born"(Le te lind Lumturia) ndihmoi aty ky jeta e re lind. Ne kerkuam, ose morrem pjese ne kerkesen, e paisjeve te reja me ultra-tinguj, kardiotakografe, shtreter spitalesh. Dhe pajisje te tjera mjekesore per katermbedhjete maternitete Sllovene. Ne i dedikuam nje fushate humanitare. "Open your eyes" (Hapini syte) Institutit te Onkologjise ne Ljubljane dhe morem pjese ne kerkesen e nje Varian Gamma Med Plus, nje pajisje per trajtimin e kancerit. Ne i dhuruam shoqates “Miqte e Rinise te Sllovenise” nepermjet nje fushate humanitare "Shelter home"(Shtepia Strehuese), duke i ndihmuar ato per te ngritur nje shtepi te sigurte te caktuar per femijet qe u jane mare prinderve nga urdhri i gjykates dhe tani jane ne pritje per nje familje adoptuese.
Koncepti i nje fushate kryesore humanitare u transferua po ashtu edhe ne tregje te reja. Ne kete menyre ne tregojme qe jemi te ndjeshem ndaj shqetesimeve te njerezve ne jeten e tyre te perditshme dhe qe ne mendojme per mjedisin ku veprojme.